Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të enjte Kamzën. 30-vjeçari Can Kariçi është gjetur i vrarë brenda një automjeti  në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në Kodër Kamëz.

 

Sipas informacioneve pararake, 30-vjecari  dyshohet se është ekzekutuar me një armë silenciator pasi nuk raportohet të jenë dëgjuar të shtëna. Mjeti i viktimës ishte me targa të huaja edhe pse Kariçi nuk jetonte jashtë vendit. Burimet pranë policisë bëjnë me dije se në automjet është gjetur nje pistolete.

 

Ndërkohë vetëm pak metra larg nga vendngjarja, në institut, është gjetur i djegur një automjet tip “Audi” që  mendohet se është përdorur nga autorët. Brenda mjetit është gjetur edhe një armë.

 

Vrasja e 30-vjeçarit dyshohet të ketë lidhje me atentatin ndaj dy të rinjve në Astir, ngjarje e ndodhur më 13 nëntor. Kjo pasi viktima kishte njohje me  Eriges Mihasin dhe Armand Dumani, të cilët u vranë me breshëri armësh nga një automjet në lëvizje.

 

Can Kariçi i lindur në Dibër dhe banues në Bathore, raportohet se ka  qene me precedent penal. Sipas burimeve, në shkurt të këtij viti ishte ndaluar nga forcat speciale “RENEA” për vjedhje targash. Në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *