E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Një 3-vjeçar humbi jetën, policia jep detaje për aksidentin në Rrugën e Kombit

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin me pasoja tragjike në Rrugën e Kombit, ku një fëmijë humbi jetën.

Në njoftim theksohet se nga përplasja e dy automjeteve, ka ndërruar jetë një i mitur 3-vjeçar, i cili po udhëtonte me prindërit.

Nga aksidenti ka marrë dëmtime serioze edhe drejtuesi i automjetit tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Traumës. Mësohet se mjeti me të cilin po udhëtonte ky i fundit u përfshi nga flakët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë