E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Një 17 vjeçare gjendet e vdekur në tualetin e shkollës në Fier

Një adoleshente nga Fieri është gjetur e pajetë në tualetin e shkollës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 14:40 në një shkollë profesionale në qytetin e Fierit. Policia bëri të ditur se viktima është A. R 17 vjeçe e cila studionte për dizajn. Sipas policisë në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe po ashtu përjashtohet mundësia që ajo të jetë vetëhelmuar.

 

Deklarata e policisë për këtë ngjarje

 

Reklamë

Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale “Murialdo”. Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë. Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital. Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup”, sqaron policia e Fierit. 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë