Rishikimi i kufinjve midis Kosovës dhe Serbisë është një debat që kohët e fundit nuk është më tashmë vetëm çështje e rajonit, por ka kaluar dhe çështje e rëndësishme ndërkombëtare.

 

I ftuar në studion e lajmeve të edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, analisti Skënder Minxhozi, ka folur në lidhje me qëndrimet që SHBA dhe Evropa kanë në këtë çështje.

 

Gjatë fjalës së tij Minxhosi ka vlerësuar ndërhyrjen që SHBA dhe Rusia po bëjnë në lidhje me këtë çështje që ka të bëjë me dy vende që njihen tashmë se janë armike me njëra-tjetrën.

 

Ndërsa në lidhje me qëndrimet e Europës së Bashkuar analisti thekson se në politikën e jashtme Evropa ka qenë gjithmonë më e ngdaltë se SHBA, prandaj thekson ai janë dhe ndryshimet e qëndrimeve që po shfaqen tashmë në lidhje me çështjen Kosovë-Serbi në Evropë.

 

Ndërsa pyetjes së gazetarit Aleksandër Fullxhi, të Vizion Plus në lidhje me hapjen e kutisë së Pandorës, Minxhozi thekson se është dakord me kritikët dhe nuk e shikon të arsyeshme në këto momente hapjen e cështjes së ndryshimit të kufinjve.

 

“Unë pajtohem me kritetikët e procesit që theksojnë pikërisht këtë element  pasi të hapësh sot temën e kufinjve në një Ballkan ende shumë të përçarë me interesa të ndryshme me etni të një lëkure lëopardi që thuhet figurativisht dhe të kërkosh të bësh një ndryshim kufitar është jashtëzakonisht kompleks, dhe ne e dimë se shkëmbimi i tokave në Ballkan zakonisht kanë prodhuar  konflikte të forta që kanë përfunduar dhe shumë të përgjakshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *