E martë, 17 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nisin reshjet e borës në qarkun e Shkodrës, s’ka probleme me qarkullimin

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës.

Qarkullimi në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth vijon normalisht.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë duke pastruar dhe kriposur rrugët, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor, ku temperaturat e ulëta mund të krijojnë prezencë akulli në rrugë.

Gjithashtu në shumë fshatra ka patur në këto orë probleme me energjinë elektrike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë