E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nisin regjistrimet në universitete

Kane vetëm 48 ore kohe, ndaj fituesit e raundit te pare i janë drejtuar universiteteve per t’u regjistruar.

 

Ne sekretaritë e fakulteteve nuk ka radhe dhe as probleme me sistemin. Pas regjistrimit te studenteve te rinj te dhënat kalojnë online, gje qe me vone do te reflektohet ne lëvizjen e vijës se kuqe.

 

Reklamë

Per shume kandidate ky është regjistrimi përfundimtar dhe tashme presin vetëm fillimin e vitit akademik.

 

Ndërsa te tjerë fitues, pas regjistrimit te detyruar te kësaj faze thonë se do te ndjekin lëvizjet e listës per te pare nëse do te arrijnë degët e preferuara.

 

Faza e pare e këtij raundi regjistrimesh mbyllet pasditen e se mërkurës. Me pas nisin  6 fazat e tjera 48 oreshe te cilat u japin mundësi kandidateve qe aktualisht ndodhen poshtë vijës se kuqe.

 

Ky raund regjistrimesh do te zgjasë deri ne 11 shtator. Kandidatet qe jane regjistruar ne ketë raund apo ata qe kërkojnë dege me te mira ne 15 shtator nisin aplikimet per raundin e dyte.

Më shumë video

Reklamë