E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Nisin punimet në Bovillë/ Disa zona të Tiranës pa ujë

Mëngjesin e kësaj të shtune kanë nisur punimet në linjën e re të transmetimit që lidh ujëmbledhësin e bovillës me impiantin e trajtimit të ujit. Punimet do të vazhdojnë deri pasditen e kësaj të diele.

Për këtë arsye, gjatë kësaj kohe, siç njoftoi edhe drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve Tiranë, do të ketë mungesë të furnizmit me ujë.

Kinostudio, Pazari i Ri, Lapraka, Bulevardi i Ri, janë vetëm disa nga zonat e kryeqytetit, që furnizohen prej Bovillës, të cilat do të kenë ndërprerje të uji.

Ndërsa në institucionet e rëndësisë së veçantë siç janë spitalet, urgjenca mjekësore dhe burgjet janë marrë  të gjitha masat për furnizimin me ujë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë