E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nisin negociatat për kufirin detar Shqipëri-Greqi

Nisen sot ne Tiranë negociatat ne nivel teknik mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar mes dy vendeve. Bisedimet mes dy delegacioneve u zhvilluan ne ambientet e Ministrisë se Jashtme dhe zgjaten rreth 8 ore.

 

Te dyja palët ishin te përfaqësuara me eksperte te fushave te ndryshme, qe diskutuan se bashku për çështjen e vijës kufitare. Ministria e jashtme beri te ditur se takimi u zhvillua ne një klime konstruktive dhe bashkëpunuese. Burimet bene te ditur se ne fillim diskutimi është fokusuar ne parimet kryesore te caktimit te kufirit detar mes dy shteteve, bazuar ne konventat ndërkombëtare.

 

Ndërkohë, diskutimeve ne tryezën e pare te negociatave i paraprinë konsultime te gjata mes vete eksperteve te grupit shqiptar. Burimet te Ministrisë sqaruan se takimi i radhës do te zhvillohet shume shpejt, por këtë radhë ne Athinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë