Subscribe

Rritja e rasteve me koroavirus ka sjellë dhe shtimin e masave kufizimeve, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Këtë të hënë kanë hyrë në fuqi rregullat e reja antiCovid që përcaktoi Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë.

 

Qytetarët shqiptarë apo të huaj që futen në Shqipëri do të duhet të kenë certifikatë vaksine, ose tampon 48 orësh. Asnjë shtetas nuk do të lejohet të hyjë brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i infektuar me virus. Masat janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç.

 

Për këtë, në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas.

 

Një shtetas nga Tetova me profesion mjek, i quajtur Bekim Rexhep, thotë për mediat se kjo është anormale. Sipas tij, është krim që t’i bësh fëmijës rapid test, kur në Maqedonin e Veriut dhe në çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

 

Ndërkohë që ky tampon në Maqedoni ka një çmim prej 2 euro, në Qafë Thanë kompania private që bën të njëjtën gjë kërkon 25 euro. Ky është një turp që bën shteti shqiptar thotë mjeku shqiptaro-maqedonas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *