TEA SADIKU
GAZETARE
“Prej 26 vitesh mesnëntori bën bashkë mbi 95 ekspozues në organizimin më të madh dedikuar librit. Mes debateve nëse shqiptarët lexojnë ose jo sfidë kryesore e botuesve mbetet afrimi i lexuesve me librin .”
Nxënësit e shkollave dhe të moshuarit ishin të parët që iu drejtuan dyerve të pallatit të kongreseve në hapjen e panairit. Edhe këtë edicion, risi janë tituj e rinj.
PETRIT YMERI
KRYETAR I SHOQATËS SË BOTUESVE
“Ky në radhë të parë është panairi i botuesve, dhe jemi ne botuesit që ftojë pastaj shkrimtarët përkthyesit dhe lexuesit. Lexuesit janë subjekti dhe objekti i këtij panairi pa ta ne nuk do e mundësonim dot.”
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Është një takim ky gjithnjë e më shumë po gjallëron jo vetëm jetën artistike të Tiranës poe është bërë një takim midis brezave, midis profesionistëve. është bërë një takim ku libri është pika e takimit dhe dialogut.”
Por në katin e dytë as këtë vit nuk mungon stenda e botimeve Living e cila sjell një larmishmëri titujsh si libri artistik, biografi, tekste historike, romane bestseller, nobelistë, botime për fëmijë, etj e që përmbushin kërkesat dhe shijet artistike të çdokujt.
PRANVERA PALUSHI
REDAKTORE E BOTIMEVE LIVING
“Sivjet si asnjëherë më parë kemi ardhur me 30 tituj të rinj. Do ta nis me librin e parë të trilogjisë “Harabeli i Kuq” që është një libër triller bashkëkohor, spiunazh shumë i bukur. Kemi sërish Daniel Silvën me librin “Urdhri”, po ashtu kemi sërish “Dilemen”. Kemi sjellë Kate Morton me “Shtëpia buzë liqenit”, po ashtu letërsi për adoleshentë me librin “Pank 57” do doja të theksoja edhe për të gjitha zonjat në pranverën e dytë të jetës së tyre librin “Menopauza”.
Në shtëpinë më të madhe të librit në vend nuk kanë munguar lexuesit besnikë.
“Ky panair është ai që kam pritshmëri më të madhe, pastaj të ketë dhe organizime të tjera normalisht që është shumë më mirë sepse vërtet libri pavarësisht teknologjisë duhet të jetë gjëja me e rëndësime.”
“Nuk është se pres panairin për të blerë libra pasi për ne lexuesit ky është sigurisht një event ku vijnë e shohim libra, e sigurisht zgjedhim edhe titujt e rinj.”
Panairi i librit do të mbahet deri më datë 19 nëntor dhe gjatë këtyre ditëve përveç uljeve nga 10-50% nuk do të mungojnë as temat e diskutimeve rreth problemeve të librit, ndarje çmimesh, promovime titujsh dhe autorësh të rinj.





