Subscribe

President i Republikës Bujar Nishani deklaron se zgjedhjet parlamentare do te mbahen ne 18 qershor. Ndërsa opozita ka kërkuar shtyrjen e procesit elektoral,  duke theksuar se 18 qershor nuk do te ketë zgjedhje, kreu i shtetit nishani nga Dropulli ka beret e qarte se ai e ka firmosur tashme datën.

 

Presidenti i Republikës ishte ne Dervican per t’u uruar besimtareve festen e pashkës dhe shfrytëzoi rastin per te bere një apel drejtuar politikaneve.

 

“Jam i bindur dhe jam optimist se Shqipëria dhe shqiptaret, edhe politikanet edhe institucionet do te orientohen me ndihmën e zotit ne radhe te pare edhe me dashuri e mirënjohje, edhe me respekt me njeri tjetrin te gjejnë zgjidhjen e duhur ne mënyrën me te lehte te mundshme dhe më me pak pasoja te mundshme. Kështu qe u uroj edhe atyre te orientohen ne rrugën e zotit dhe ne besimin qe zoti i jep gjithsecilit prej nesh.”

 

Prej ditësh, nevoja per dialog mes liderit te mazhorances Edi Rama dhe kreut te opozitës Lulzim Basha, është tema qe ka dominuar debatin politik, por ende nuk ka nje marrëveshje per organizimin e nje takimi mes Rames e Bashes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *