Ish-presidenti Bujar Nishani i sheh ministrat e rinj si kukulla në duart e Edi Ramës.

 

Përmes një komenti në “Facebook”, Nishani akuzoi kreun e qeverisë se ka marrë peng çdo gjë, ndërsa për opozitën nuk kurseu ironinë.

 

Sipas tij, kampi opozitar nuk ka asnjë strategji si të dalë nga minoranca në mazhorancë.

 

“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një qeveri kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithçka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë. Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “qeveri kukull”, përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme. Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të rradhës! Po Opozita? Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëherë! 🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *