Presidenti Ilir Meta këtë të premte përmes një konference të jashtëzakonshme ka bërë thirrje shqiptarëve për referendum si e vetmja mundësi për të shpëtuar Kushtetutën e vendit.

 

Ish presidenti Bujar Nishani, nga KAPITAL në Vizion Plus është shprehur se krijimi i një referendumi në vendin tonë është shumë e vështirë në bazë të ligjshmërisë që ofron kushtetuta jonë.

 

“Vullneti i Metës është zhvendosur tek referendumi si një formë e ushtrimit të demokracisë nga qytetarët që nuk është një formë për tu moskonsideruar. Por se cili është qëllimi kryesor i Metës mbetet për tu parë. Për mua përgjegjësia fillon dhe mbaron të vullneti, ka një vullnet pozitiv apo negativ tek individet që kanë përgjegjësinë e vendimeve dhe gjithashtu dhe te vendimet e shoqërisë. Vullneti shkon përmes proceseve, ku shoqëria jonë ka kontraste të mëdha kulturore dhe civilizuese. Nëse ne themi se ka probleme kushtetuta nga 1998, 2008 dhe ndryshimet e 2016 të gjithë i pranojmë këto ndryshime. Nëse ne e ndryshojmë sistemin zgjedhor une nuk besoj se me këtë problematike, emancipim dhe sfida do të na jap një kaparcim të madh nëse nuk bëjmë hapa të tjerë. Problemi me i madh i joni është tek inkriminimi i politikës, apo avantazhimi i influencës së krimit përmes politikës. Referendumi për një çështje duhet të shkojë në Gjykatë kushtetuese, ato janë të mira por edhe realizimi i referendumit siç e kemi të bazuar në kushtetutë është shumë i vështirë.”

 

Aktivisti Endri Shabani ika theksuar se në të gjithë këtë situatë konflikti në të cilën ndodhet vendi është fakti se institucionet shqiptare e kanë humbur legjitimitetin dhe se klasa politike nuk e do reformën në drejtësi.

 

“Institucionet shqiptare e kanë humbur legjitimitetin dhe sa herë që zihen me njëri tjetrin citojnë një të huaj. Debati në reformën drejtësi ka të bëë me faktin se asnjëri nuk e ka dasht dhe pse e kanë votuar. Duke qenë se nuk e kanë dashur hapi tjetër është që ta kapin të gjithë palët, përmes mundësive që kanë. Asnjë nga aktorët vendas nuk po kërkojnë krijimin e institucioneve por janë vetëm ndërkombëtarët që e kërkojnë një gjë të tillë.”

 

Opinionisti Mentor Nazarko këtë të premte nga KAPITAL ka thënë se thirrja e popullit për referendum eshte ilegjitime, sipas tij Meta nuk i ka elementet ta bëjë diçka të tillë. Ndër të tjera ai theksoi se është tërheqja e opozitës nga institucionet që e ka krijuar këtë krizë politike.

 

Ndërkohë politologu Roland Lame ka thënë se presidenti ka një shqetësim, pasi sipas tij jemi sot jo në një reformë drejtësi por në një reformë sipas tij ramaformë, dhe për këtë ai ngre aludimin për ti kërkuar ndihmë opinionit publik.

 

“Presidenti ka një shqetësim, pasi sipas tij jemi sot jo në një reformë drejtësi por në një reformë sipas tij ramaformë, dhe për këtë ai ngre aludimin për ti kërkuar ndihmë opinionit publik. Ka godidur ambasadën amerikane, ambasadorin e OSBE dhe atë të BE duke ngritur shqetësimin për kapjen e drejtësisë dhe ngre opinionin publik për ndihmë. Nëse do ti kërkosh opinionit publik që të bllokojë këtë reformë duhet të dimë se çafrë ka ndodh më parë, por ne duhet tja njohim faktorit ndërkombëtar këtë meritë që po na ndihmon për formimin e sistemit të drejtësisë, pasi nëse sistemi i drejtësisë është i kapur nuk mund të kemi asnjë funksionalitet. Është një nismë e dëshuar ka thirrjen e presidentit dhe nga ana tjetër mbështetjen e SHBA për këtë sistem. Sjellja e presidentit është një mekanizëm për të zvarritur finalizimin e reformës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *