Video · Rajoni
Nis zbrazja e ish-kampit të KFOR-it në Prizren nga familjet e prekura nga tërmeti
Në ish-kampin e KFOR-it në Prizren ndodhen ende 300 shtetas shqiptarë nga zonat e prekura nga tërmeti. Faruk Daka drejtor i emergjencave civile në Komunën e Prizrenit, thotë se çdo ditë ndryshon shifra pasi shume prej familjeve po kthehen vullnetarisht.
Reklamë
Kthimi po behet në mënyrë të organizuar, ndërsa ish-kampi i KFOR-it do te mbyllet me 15 janar, për shkak te ndryshimit te destinacionit. Ndaj sipas kreut te emergjencave pas kësaj date nëse do te ketë ende te prekur nga tërmeti ata do te strehohen ne ambiente te tjera.
Nuk ka një shifër te sakte se sa është numri i qytetareve nga Shqipëria ne Prizren pasi shume prej tyre janë strehuar vullnetarisht nga familjet kosovare.
Më shumë video
Reklamë




