Nga kjo e hënë ka nisur të aplikohet testimi i shpejtë për të dyshuarit me sars covid 2 në kryeqytet.

Ky lloj testi zbatohet dhe është efektiv nga dita e parë deri në ditën e 6 të simptomave. Mjekët epidemiologë thonë se efikasiteti i tamponëve të rinj është gati 100%.

 

REXHEP MUJA

EPIDEMIOLOG

Mbi bazën e atij informacioni që vjen nga mjeku i familjes, mjekët epidemiologë bëjnë përzgjedhjen se cilët nga këta pacientë do të testohen me testin e shpejtë dhe cilët me PCR. Përzgjedhja e pacientëve për të kryer testin e shpejtë ka disa kritere, shenjat klinike nga dita e parë deri në ditën e gjashtë. Është një ndër testet që ka ndjeshmëri shumë të lartë, gati-gati të barabartë me testin e deritanishëm.

 

Por a do të ketë akses çdo qytetar që ta kryejë testin e shpejtë dhe si do të merret  rezultati i tij?

 

Përgjigja është jashtëzakonisht e shpejtë, brenda 15-30 minutash. Përgjigja hidhet në sistemin elektronik mjeku I familjes që merr informacionin për përgjigjen dhe më pas i shkon pacientit.

 

100 mijë teste të shpejta ishin doza e parë e cila mbërriti pak ditë më parë në vendin tonë ndërkohë që priten në muajt në vijim edhe 300 mijë të tjera.

 

Ndërsa nga data 20 dhjetor do të fillojnë të aplikohen këto lloj testesh edhe në qendrat shëndetësore apo spitalet në rrethe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *