E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nis zbatimi i skemës së re për ndihmën ekonomike

Nis zbatimi i skemës se re per marrjen e ndihmës ekonomike. 8 mije leke te rinj do te përfitojnë çdo muaj familjet me te varfra ne fshat dhe qytete. Me reformën e re plot 52 kritere duhet te përmbushe nje familje qe jeton ne kushte te vështira, per te siguruar ndihmën financiare nga shteti. Kriteri kryesor janë te ardhurat  minimale. Ministri Klosi dhe eksperte ne Ministrinë e Mirëqenies Sociale mohuan zërat se familjet e varfra qe kane televizor apo pajisje te tjera elektroshtepike privohen nga marrja e ndihmës ekonomike. Skema e re e ndihmës ekonomike  u pilotua ne tre qarqe, Elbasan, Tirane, Durrës. Kryetarja demokrate  e Bashkisë se Shkodrës Votana Ademi, vlerësoi reformën, ndërsa kërkoi me shume autonomi financiare per zbatimin e plote te saj. Ndihmën ekonomike do ta përfitojnë rreth 80 mije persona ne te gjithë vendin. Me reformën ne kete sistem dhe dixhitalizimin e listës se përfituesve, nga skema janë hequr rreth 23 mije persona  me prona dhe biznese qe përfitonin ne mënyre abuzive pagesën e ndihmës ekonomike. Paga mesatare e ndihmës ekonomike është 5600 leke nga 3500 qe ka qene me pare.

 

Më shumë video

Reklamë