Subscribe

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së arritur në Bruksel javën e kaluar. Nga dita e sotme nuk do të ndërrohen targat, por do të mbulohen simbolet shtetërore me letër ngjitëse.

Pas tensioneve që zgjatën 13 ditë me radhë, në Jarinjë dhe Bërnjak është kthyer normaliteti. Njësitë speciale të policisë së Kosovës janë tërhequr duke i lënë vendin forcave të misionit paqeruajtës, KFOR për dy javët e ardhshme.

Komandanti Franco Federici bëri të ditur se situata është e qetë dhe nuk ka patur asnjë incident.

 

FRANCO FEDERICI

KOMANDANT I KFOR

 “Personeli, oficerët dhe ushtarët e KFOR -it ishin në gjendje të bisedonin dhe negocionin një heqje të qetë të barrikadave dhe tërheqje të qetë të policisë speciale të Kosovës. Mendoj se ishte një aktivitet koordinues i suksesshëm, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Misionin e drejtuar nga NATO, KFOR-i, dhe të gjitha palët e përfshira. Sipas marrëveshjes, KFOR do të qëndrojë këtu përafërsisht për dy javë, dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Në të njëjtën kohë, do të sigurojmë lirinë e lëvizjes përgjatë rrugës”.

 

Pika e tretë e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian më 30 shtator, parashikon që më 21 tetor të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

 

Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grupi Punues do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *