E mërkurë, 21 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis sezoni i vajit të ullirit, fermerët janë të kënaqur me prodhimin, por ankohen për kostot e punës  

Ka nisur në zonën e Vlorës sezoni i prodhimit të vajit të ullirit, ndërsa fabrikat e përpunimit kanë filluar të presin fermerët. Në fshatin Lubonjë, prodhuesit shprehen optimistë për këtë sezon, edhe pse nuk mungojnë vështirësitë. Ata theksojnë se çmimi i blerjes së vajit arrin në 6 mijë lekë të vjetra.

“Që punohet, përpunohet 1 kuintal, 1000 lekë të reja, që del vaji, dhe për blerjen e vajit varion tek 6 mijë lekë për litër që e grumbulloj unë si fabrikë. Ne punojmë më shumë me bizneset dhe një përqindje shumë të vogël nga qytetarët. Vështirësitë janë shumë, tek fermeri që nuk e vjel, nuk e transporton dot dhe fuqia punëtore është në pakicë. Me 5000 mijë lekë të reja nuk vijnë dot. Fluksi ka nisur, kemi shumë kërkesa, telefonata.”, shprehet Osman Sulaj, prodhues i vajit të ullirit.

Reklamë

Sa i përket tregtimit, pjesa më e madhe e vajit të prodhuar shkon për furnizimin e bizneseve, kryesisht restoranteve, hoteleve dhe resorteve turistike. Ndërkohë, vetëm një pjesë e vogël blihet drejtpërdrejt nga qytetarët gjatë sezonit.

Por për fermerët e zonës, sfidë mbetet jo vetëm prodhimi, por edhe vjelja e ullirit. Mungesa e fuqisë punëtore dhe kostot e larta të punës e bëjnë gjithnjë e më të vështirë këtë proces, veçanërisht për fermerët e moshuar.

Reklamë

“Është i mbarë, ka prodhim të bollshëm, njerëzit janë tepër të kënaqur. Mungon krahu i punës dhe ka zvarritje në këtë drejtim”, tha Robert Ndreu, fermer ulliri.

Vjelja, transporti dhe mungesa e punëtorëve kanë bërë që disa prej prodhuesve të vajit të vendosin në dispozicion mjetet dhe punonjësit e tyre për të ndihmuar banorët.

Por, pavarësisht vështirësive, prodhuesit shpresojnë që sezoni të vijojë me rendiment të kënaqshëm.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.