Pas ndalesës në portin e Sarandës dhe Vlorës, kroçera MV Hamburg, me 270 pasagjerë në bord, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Ajo është mirëpritur nga kapiteni Taulant Allka, i cili i ka uruar mirëseardhjen kapitenit të kroçerës, Gaber Igor.
“U nisëm nga Pireu me pasagjerë francezë dhe gjermanë në bord. Erdhëm në vendin tuaj të këndshëm, ndaluam më parë në Sarandë dhe Vlorë, për fat koha është e mirë. Nesër shkojmë në Kotorr, Mali i Zi, më pas në Ankona dhe destinacioni përfundimtar, Venecia.”, tha Gaber Igor.
Kapiteni i portit, Taulant Allka, tha se nga viti në vit ka rritje të numrit të kroçerave që zgjedhin Durrësin si destinacion për të qëndruar një ditë.
Këtë sezon turistik Durrësit i janë shtuar dy linja të reja kroçerash, të cilat pritet të ankorohen në portin më të madh të vendit. Burime nga kapiteneria thonë se kroçera Oceania Cruiser me 5 yje dhe Emerald Azzurra me 7 yje janë dy linjat e reja që kanë prenotuar për t’u ankoruar në portin e Durrësit., u shpreh Allka.
/vizionplus.tv





po pse helmi i rregjimit u bë shkak për divorcin apo makutëria juaj për të zhvatur çdo gjë?