E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nis sesioni parlamentar, deputetët rikthehen në punë

Pas një muaj pushimesh, deputetet rikthehen sot ne Parlament, ne një sesion parlamentar i cili, me se paku premton te jete interesant për zhvillimet politike ne vend.

 

Pritet qe kryefjale te jete dekreti i presidentit Ilir Meta për çështjen e teatrit kombëtar. Mazhoranca ka shprehur vendosmërinë për te rrezuar dhe për ti hapur rrugën ndërtimit te teatrit te ri, por opozita ka kërcënuar me protesta.

 

Reklamë

Një tjetër çështje e cila pritet te prodhojë përplasje është dhe projekt-ligji i mbartur nga sesioni i kaluar lidhur me shkollën e magjistraturës, për te cilën nevojiten 84 vota.

 

Ndërkaq ende nuk dihet qëndrimi qe do te mbaje Partia Demokratike mbi marrëdhënien e saj me parlamentit. Mëngjesin e se hënës Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar, mbledhje e cila u ndërpre pasi ne orën 13:00 do te takohet me aleatet për te diskutuar strategjinë qe do te ndiqet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë