Fillojnë rokadat dhe shkarkimet në kadastrën e Vlorës pas paralajmërimit edhe të kryeministrit Rama.

 

Një grua është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

 

Mësohet se Ina Luçi do të jetë drejtoresha e re e ASHK Vlorë. Ajo zëvendëson në këtë post Erdet Mandin, i cili drejtoi Kadastrën e Vlorës për disa muaj.

 

Luçi ka drejtuar më parë hipotekën e Vlorës, konkretisht në periudhën 2013 – 2014.

 

Ndërkohë, dy muaj më parë Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzoi në SPAK Erdet Mandin dhe 7 zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës i akuzon zyrtarët dhe ish-zyrtarët për “shpërdorim detyre”.

 

Nga ana tjetër, kujtojmë se Vlora është një nga qytetet më problematike me çështjen e pronave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *