E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nis rënia e temperaturave; ja sa do shkojnë në ditët në vazhdim

Temperaturat përvëluese janë drejt fundit. Pas ditëve të nxehta, sinoptikanët parashikojnë se këtë të premte fillon ulja e temperaturave.
“Vala e të nxehtit tërhiqet të premten nga territori duke sjellë 7 – 8° rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore”, njofton Meteoalb.

Parashikimi per sot
Vendi mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior.
Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mesditës por maksimumi në rang vendi mbetet rreth vlerës 38 – 39ºC.

Ndryshimet 

Ndryshimet do të nisin të ndihen ditën e shtunë kur temperaturat do të bien me 4-5 gradë. Edhe më e ndjeshme do të jetë rënia të dielën. Gjatë fundjavës nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të pjesshme të shiut por jo në të gjitha zonat e vendit. Dita e hënë do të sjell sërish ngritje të temperaturave për disa ditë në vazhdim   //Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë