E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis rehabilitimi i aksit Vorë – Fushë Krujë, ja si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të martën do të nisin punimet e rehabilitimit edhe në segmentin rrugor nga Kthesa e Prezës deri në Kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 m.

 

ARSH bën me dije skemën që duhet të ndjekin mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushë -Kruje në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.

 

Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas. Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë