Subscribe

Ditën e sotme ka nisur punën Komisioni Hetmor për koncesinin e sterilizimit. Mbledhja mbahet pas marrëveshjes midis mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që u miratuan me shumicë votash seancën e mbrëmjes së shkuar të Parlamentit.

Deputetja Albana Vokshi është ajo që do të drejtojë komisionin e sterilizimit. Ajo tha gjatë mbledhjes se 200 milionë euro mund të ishin përdorur për investime të reja.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar”, tha Vokshi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *