E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Nis punën Hidrocentrali i Banjes

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar ceremoninë e nisjes së punës së Hidrocentralit të Banjës, për t’i kthyer përgjigje akuzave, për mungesë të investimeve në infrastrukturën rrugore. Sipas tij, faktet rrëzojnë çfarëdolloj pretendimi. Duke folur për rëndësinë e këtij investimi, shefi i ekzekutivit theksoi se reforma ne sektorin e energjisë, do te vijoje. Kreu i qeverisë, vlerësoi investimin e kompanisë norvegjeze për ndërtimin e këtij hidrocentrali, kontratë e cila është lidhur me qeverinë shqiptare në vitin 2008, kur vendi qeverisej nga të djathtët. Sipas tij, ky investim do të sjellë zhvillim të zonës, si dhe do të shmangë përfundimisht përmbytjet.

Më shumë video

Reklamë