Në fushën e Korçës nis puna për rikthimin në funksion të sistemit të drenazhimit. Pune e cila vjen kështu për herë të parë pas gati 30 vitesh.

 

Bashkia e Korçës për herë të parë pas shumë vitesh ka nisur punën për rivënien në funksion të këtij sistemi.

 

Bëhet fjalë për 35 ha tokë bujqësore në zonën e Polenës dhe pritet që pas përfundimit të punës kjo zonë të mos ketë më probleme kryesisht gjatë sezonit të rreshjeve. Për specialistët e fushës, sistemi i drenazhimit ka një rëndësi të veçantë pasi ndikon në kullimin e tokave bujqësore dhe në veçanti është i rëndësishëm për kulturat e vona si gruri.

 

Ky sistem sipas kryebashkiakut të Korçës është mjaft i rëndësishëm për sektorin bujqësor ndërsa synimi final është që të shtrihet në gjithë fushën e Korçës.  Aktualisht nga rikthimi në funksion i këtij sistemi përfitojnë disa fshatra të Korcës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *