Ka nisur këtë të hënë testimi për maturantët, të cilët kanë aplikuar për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme.
Këtë vit akademik është planifikuar të ulen për herë të parë në auditorët e mjekësisë 436 studentë, nga 1202 maturantë që konkurrojnë për këtë degë.
Ky testim i informatizuar nxjerr në pah njohuritë reale të studentëve për të ndjekur ose jo studimet në mjekësi.
Provimi zhvillohet online dhe përgjigjet merren në kohë reale sapo maturanti përfundon testin. 70% të pikëve grumbullohen nga Matura Shtetërore dhe 30 % nga përgjigjet e sakta qe kandidati jep në testim.
Nga kjo hënë, testimi do të zhvillohet përgjatë 5 ditëve i ndarë në grupe.
Ndërkohë në gjithë Universitetin e Mjekësisë ku përfshihen edhe degë të tjera si Infermieri, Stomatologji, Fizioterapi dhe Shëndet Publik pritet të ulen për herë të parë në auditor 1982 studentë.
/vizionplus.tv





