Subscribe

Nga sot të gjithë bizneset që kanë xhiro vjetore deri në 14 milione lekë dhe kanë qenë të  mbyllura me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë do të duhet të aplikojnë për të përfituar ndihmën shtetërore. Aplikimi kryhet online në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing, ku do të jepen të dhënat për çdo të punësuar.

 

Qeveria ka parashikuar se përfitues do të jenë rreth 60 mijë të punësuar dhe të vetpunësuar. Po ajo që vijon të mbetet e paqartë është lista e  aktiviteteve ekonomike, që kanë qënë të mbyllura gjatë kësaj kohe.

 

“Po punojmë për listën përfundimtare. Ajo do të afishohet në fashen e tatimeve. Do ketë një vendimarrje lidhur me llojet e bziensit që kanë qënë të hapura dhe ato që kanë qënë të mbyllura gjatë kësaj kohe”, thotë Ibrahimaj. 

 

Aktualisht tatimet kanë për detyre hartimin e listpagesës së të punësuarëve, listë e cila i dërgohet Drejtorisë së Thesarit, ku brenda muaji prill pritet  të kalojë në llogarinë e punonjësve ndihmë prej 26 mijë lekësh për punonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *