Subscribe

Lagjja e parë e cila do të strehojë 11 mijë qytetarë, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i Nëntorit nis ndërtimin.

Ajo është në fund të rrugës 5 Maji, dhe shtrihet në zonën e njohur si bregu i lumit. E gjithë kjo lagje do të ngrihet nga e para, ku përveç pallateve, do të ndërtohen edhe institucione arsimore, sportive , fetare dhe të administratës publike.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Më mjafton episodi i djeshëm mbase, me balonën tabakë që u shfaq tek dera e ‘’Sami Frashërit’’. U shfaq për të thënë këtu s’ka gjë. Dhe me Monikën nga ana tjetër u shfaq tek xhamia e saj imagjinare edhe tha, këtu s’ka gjë. Gjimnazi Sami Frashëri do jetë dy herë më i madh, shumë herë më i bukur, një pikë referimi ku historia e gjimnazit do të rruhet në të njëjtin truall si trashëgimi shpirtërore. Po ku ngrehina e gjimnazit nuk do jetë rrezik në emër të trashëgimisë kulturore si puna e Teatrit. Shumë shpejt fillon dhe Teatri Kombëtar, në atë truall. Dhe siç përfundon me punët tona, kur të mbyllen do flasin vetë.

 

Me gjithë rrezikun prezent të virusit, angazhimi i kryeministrit Edi Rama është të ecet përpara me rindërtimin, pa cënuar planin e veprimit në përballjen me Covid-19.

 

Nuk është bërë akoma viti, ndërkohë ne kemi vënë në dispozicion një fond masiv, gjithçka që shihni sot është nga buxheti i shtetit, asnjë kokërr leku akoma nga pjesa tjetër që është një pjesë e konsiderueshme, për arsye të procedurave, nuk kemi marrë asnjë kokërr leku. Tërmeti në Itali që në 2009 dhe akoma flitet për fillimin e shumë kantiereve se janë procese shumë të komplikuara, ne sot kemi ardhur këtu, por sot nuk ka nisur puna.Do të përballemi me armikun e padukshëm për të garantuar të gjitha, shkurtët, aparatura dhe medikamente dhe do të përballemi edhe me të ardhmen për të cilën do të mendojmë edhe kur rindërtojmë, se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle, si ata që kanë vila në seri sa pranë detit e kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece dhe geto. Do të përballemi edhe sfidën për t’u ndarë nga kodra e plehrave, do të përballemi edhe me nevojën e Tiranës dhe Durrësit për të zhvilluar infrastrukturës”

 

 

Akuzës së kryedemokratit Lulzim Basha për terrorizëm shtetëror Edi Rama iu përgjigj me një thënie të popullit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Terrorizëm shtetëror kaq shumë janë konsumuar fjalët ekstreme sa janë kthyer në groteske, përdoren fjalë që kanë humbur kuptimin, ka të drejtë populli kur thotë po të flesh me qenin, do gdhihen me pleshta, se do të shohësh lart, prap se prap është e pamundur që të mos spërkasin me llumin e tyre, por s’kemi ç’bëmë”

 

 

Nga kantieri i i lagjes së re të quajtur “Tirana Riverside”, një nga më të modernet në Shqipëri, kreu i qeverisë lajmëroi edhe fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *