Subscribe

Një shkollë e re do t’i shtohet kryeqytetin duke hapur kështu kantierin e 20 për të ndihmuar banorët e zonës së medresesë që fëmijët e tyre të zhvillojnë mësimin në kushte optimale. Kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit te punes për shembjen e ish-godines se UKT.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Ky është kantieri i 20-të i shkollave në Tiranën e madhe, – disa prej tyre janë në zonat rurale, e disa të tjera janë këtu, në zonat urbane, – por, për Njësinë 8, sidomos për zonën e Medresesë, ku ndodhet kryqëzimi më i ngarkuar në Tiranë, siç është zona e 5 Majit, ndërtimi i një shkolle të re është super lajm. Ndërtimi i saj ka qenë kërkesë e hershme e Njësisë 8, e cila është rritur shumë vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një shkollë nga kjo anë e unazës dhe një tjetër, shkollën “Kiço Blushi”, në anën e re të Njësisë 8, ku është vendosur popullsia pas viteve ‘90.”

 

Kjo godinë, sipas Veliajt, dikur shërbente si shkollë, dhe sërish po u rikthehet nxënësve.

 

Fillimisht zyrat e UKT-së ishin destinuar për shkollë. E dini vetë mentalitetin e Saliut dhe të Lulit – gjej hapësirë dhe improvizo zgjidhje – dhe nuk u bë kurrë shkollë, por u përdor nga UKT-ja për disa vite. Nuk shoh asnjë arsye përse një kompani, si UKT-ja, të zaptojë një shkollë. Kjo është arsyeja përse UKT-në e kemi çuar në një ndërtesë tjetër, teksa ndërtohet zyra e re e UKT-së, kurse këtë hapësirë po e rikthejmë në destinacionin fillestar, e cila ka qenë shkollë. Improvizime “alla Sali”, që kap shkollë dhe ktheje në zyra kompanish, janë një kulturë që i përket të kaluarës.

 

Veliaj siguroi se shkollat do te jene prioriteti kryesor i bashkisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *