E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nis mbledhja/ Fati i kryebashkiakut Agim Kajmaku në dorën e KQZ

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur paraditen e kësaj të premteje për të shqyrtuar gjetjet e Prokurorisë në lidhje me kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

 

Mbledhja zhvillohet pas kërkesës së Partisë Demokratike për të vendosur pa vonesë për shkarkimin e Kajmakut, duke argumentuar se Prokuroria ka konfirmuar akuzat e ngritura nga selia blu ndaj tij, përmes përputhshmërisë së shenjave të gishtërinjve të tij me “Jorgo Toton”, emër i përdorur prej tij gjatë qendrimit në Greqi.

 

Reklamë

PD-ja në akuzat e saj thekson se është verifikuar se kryebashkiaku Kajmaku ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur për prindërit e tij.

 

Gjithashtu në kërkesën e firmosur prej sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhit, PD-ja kujton se për këtë vepër të kryer nga Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë