Pas  protestave të vazhdueshme  ka nisur greva 3 ditore në Iran.

 

Tubuesit  u bënë thirrje pronarëve të dyqaneve në mbarë vendin që të mbyllin bizneset e tyre deri të mërkurën, duke kërkuar reformim të qeverisjes.

 

Videot e publikuara në mediat sociale tregonin dyqanet e mbyllura në zonat tregtare të disa qyteteve

 

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se gati një e treta e dyqaneve ishin mbyllur në Pazarin e Madh të Teheranit.

 

Dëshmitarët thanë se forca të shumta speciale të policisë ishin dislokuar në qendër të Teheranit.Kreu i gjyqësorit iranian, urdhëroi arrestimin e personave që inkurajojnë pronarët të mbyllin dyqanet.Greva vjen ndërsa pati konfuzion për statusin e policisë së moralit, e cila zbaton rregulla të rrepta për veshjen e grave.

 

Pavarësisht lajmeve se kryeprokurori Iranin bëri të ditur se policia e moralit është mbyllur  aktivistët  shprehin dyshime se ishin ndërmarrë veprime të tilla. Zyrtarët e qeverisë nuk kanë komentuar publikisht për çështjen.

 

Demonstratat kundër qeverisë në Iran filluan pasi 22 vjeçarja Mahsa Amini u arrestua nga policia e moralit për shkak se nuk kishte veshur hixhabin siç duhet. Vdekja e saj ndërsa mbahej nga policia shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave grupet e të drejtave të njeriut thonë se janë vrarë të paktën 471 persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *