E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nis gjysmëfinalja e AGT në Vizion Plus! 10 talente në garë për dy vendet e fundit të finales së madhe

Ilustrim · Vizion Plus

Ka nisur gjysmëfinalja e fundit e Albania’s Got Talent në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

Nën moderimin e Isli Islamit dhe të një jurie “gjakftohtë”, 10 talente garojnë për 2 vende, për t’u bashkuar me 8 finalistët e tjerë.

Një garë e fortë, ku 10 talentet që arritën më të mirën e tyre në gjysmëfinale, sot do të duhet të tejkalojnë veten për të mbërritur në finalen e madhe, ku luhet për çmimin prej 20 mijë eurosh.

Një natë magjike, e cila premton spektakël dhe emocione.

Na ndiqni tani LIVE në ekranin e Vizion Plus dhe në livestream në vizionplus.tv. Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të na ndiqni edhe në linkun e YouTube.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh