E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nis fushata në Kosovë/ Haradinaj këmbëngul tek bashkimi me Shqipërinë

28 subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kanë nisur zyrtarisht fushatën elektorale këtë të mërkurë.

Menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike kanë qenë kryefjala e programeve të prezantuara, raporton Vizion Plus.

Ndërkohë, Albin Kurti do të qëndrojë në krye të listës së Lëvizjes Vetëvendosje por nuk do të mund të votohet, bazuar në vendimin e gjykatës Supreme për kandidatët që kanë probleme me ligjin.

 

Reklamë

Edhe për Partinë Demokratike të Kosovës,shkruan Vizion Plus, prioritet mbetet qëndrueshmëria ekonomike, sic beri te ditur Enver Hoxhaj.

 

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është në garë me Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka ruajtur një linjë të ashpër kundrejt fqinjit verior. Haradinaj këmbëngul për bashkimin në kufijtë e jashtëm me Shqipërinë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në krye të pesë viteve.

 

Aktivitetet politike do të jenë më të kufizuara në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga pandemia.

Më shumë video

Reklamë