E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis fushata kundër gripit

 

Nuk ishin vaksinuar kurrë me pare ndaj virusit te gripit. Pas komplikacioneve qe kaluan dimrin e shkuar, këta te moshuar kane vendosur te bëjnë vaksinën kundër gripit. Jane te semure kronike e thonë se s’mund te përballojnë gripin e stinës.

Reklamë

 

Fushata e vaksinimit kundër gripit ka filluar. Ne qendrat shëndetësore jane shpërndare vaksinat, te cilat janë falas per popullatën. Nder te paret qe kryen vaksinimin jane punonjësit e personelit shëndetësor.

Reklamë

 

Injeksioni duhet te kryhet para ardhjen se gripit dhe kryesisht nga grupet e riskut, te moshuarit, gratë shtatzëne dhe te sëmuret kronike. Efektet e vaksinës fillojnë 2 jave pas injeksionit.

 

Gripi i nje viti me pare shkaktoi ne vendin tone 16 viktima, kryesisht te moshuar dhe persona qe vuanin nga sëmundje te tjera.

 

 

Më shumë video

Reklamë