Subscribe

Edhe këtë vit, për 5 ditë, Pogradeci do të shndërrohet në kryeqendrën e kinemasë ballkanike dhe e kulinarise.

 

Janë 70 filma të kineastëve te vendeve te rajonit që do të shfaqen.

 

Mbrëmja e parë u hap me filmin e Skënderbeut në kuadrin e vitit jubilar të heroit kombëtar.

 

Sipas organizatorëve nuk mungojnë prurjet e reja edhe ne këtë edicion.

 

Amai Camila Saraceni është regjisore dhe koreografe italiane e cila punon në Francë ndërkohë që është pjesë e jurisë së festivalit. Ajo thotë se ky event është një mundësi për të bashkëpunuar edhe me aktorë e regjisorë shqiptar.

 

Gjatë këtyre ditëve pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të marrin pjesë edhe ne një sere aktivitetesh si dhe te shijojnë recetat tradicionale te zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *