U rikhyen në Shkodër, shtëpinë e madhe të humorit shqiptar në festën më të madhe të të qeshurave në shqiptari, “Festivalin Mbarëkombëtar të Humorit”.
Trupa nga Shqipëria dhe artistë nga Kosova, janë bërë bashkë në skenën e teatrit “Migjeni”, për të sjellë të qeshura dhe argëtim për publikun përgjatë gjithë javës.
Ikonat e humorit shqiptar, Zyliha Miloti, Drande Xhaj, Sander Ruçi dhe Besnik Çinari mikpresin në qytetin e tyre, Parodistët e Vlorës, Agron LLakaj, Sevdai Radogoshi etj.
Një festë që vjen nën drejtimin artistik të Arjan Çuliqit.
Festivali solli këngën dhe humorin, stand up komedi, si dhe elementë të tjerë që e bënë tejet të vecantë.
Çdo mbrëmje deri me 8 dhjetor, Shkodra dhe miqtë artistë nga trojet shqipfolëse, do të buzëqesh me humorin si dhe do të kujtojë disa prej emrave të medhenj që sot nuk jetojnë më./vizionplus.tv





