E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nimet Musai tërhiqet nga këshilltar bashkie, bëhet deputet nga lista e LSI

Kreu i grupit te keshiltareve te LSI ne Fier eshte terhequr këtë të martë nga mandati i keshilltarit te bashkise per te pranuar mandatin e deputetit.

Ne mbledhjen e radhës te keshillit te bashkise ku ka marre pjese, Nimet Musai eshte shprehur se do te jetë edhe ne parlament i njejti person sic e njeh komuniteti i Fierit.

Me kete deklarate, Musai ka nënkuptuar qëndrimin e tij politik opozitar.

Nimet Musai kandidat nga lista e LSI-së ka pranuar thirrjen e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të pranuar mandatin.

Reklamë

Nimet Musai nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar para nje jave formularin e dekriminalizimit duke konfirmuar marrjen e mandatit të Erisa Xhixhos në qarkun Fier.

Erisa Xhixho e cila ishte e 4 ne listat e LSI nuk pranoi mandatin pas thirrjes se vakances nga KQZ ndersa ne renditjen ne listen e kandidateve pas saj,ka qene Nimet Musai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë