Subscribe

Lehtësohen procedurat e pranimeve te maturanteve ne Universitete. Pak dite para firmosje se udhëzimit per skemën e pranimeve ne shkollat e larta, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, tregon disa nga detajet qe përmirësojnë këtë proces.

 

Referuar edhe sugjerimeve te Universiteteve, kandidatet këtë vit do te kenë me pak raunde dhe lëvizje te vijës se kuqe, ndërsa fituesve iu jepet mundësia për te zgjedhur përmes çregjistrimit, degën me te mire.

 

Detajet e skemës se pranimeve ne Universitete, pritet te publikohen pas firmosjes se udhëzimit nga Ministria e Arsimit. Zonja Nikolla siguroi maturantet dhe prindërit se procesi është përmirësuar dhe ofron me shume lehtësi teknike. Një vit me pare, skema e re e pranimeve ne shkollat e larta shkaktoi konfuzion ne Universitete dhe pakënaqësi te kandidateve, për shkak zgjatjes se raundeve te regjistrimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *