E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nikolla pret kampionin Izmir Smajlaj: Ke bërë krenar çdo shqiptar

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, mirëpriti sot kampionin e Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj.

 

Reklamë

Ministrja Nikolla shprehu mirënjohjen për rezultatin e arritur të atletit Smajlaj në kampionatin European Indoor të zhvilluar në datat 3-5 Mars 2017 në Beograd të Serbisë.

 

“Mirënjohja dhe përkulja përpara rezultateve të arritura është mjaft e ndjerë. MAS do të japë të gjithë mbështetjen e saj të merituar. Ke bërë krenar çdo shqiptar!”.

 

Nga ana e tij atleti Izmir Smajlaj vlerësoi mbështetjen e dhënë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, duke premtuar për më shumë arritje, të cilat ia dedikon Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

FSHA e ka nisur mbështetjen për atletin që në korrik të vitit 2014, përpara fillimit të Kampionatit Europian në Zyrich të Zvicrës, ku në bashkëpunim me Federatën Spanjolle dhe ekipin kombëtar të Kubës, u krijua mundësia që Izmir Smajlaj të stërvitej në Barcelonë me rekordmenin Kubanez të kërcimit së gjati, Z. Ivan Pedrozo. Ky grumbullim u bë me fondin e Federatës Shqiptare të Atletikës.

 

Nga muaji Maj 2016 deri në fillim të Qershorit të vitit 2016, atleti ka zhvilluar fazën përgatitore në qytetin e Elbasanit, në stadiumin “Elbasan Arena” se bashku me ekipin Armen për tu përgatitur për dy aktivitetet madhore që ishin “European Athletics Championships” dhe Lojërat Olimpike “Rio2016”.

 

MAS ka mundësuar çdo shpërblim të merituar për rezultatet e arritura në sport, si dhe ka shlyer borxhin e akumuluar nga mospagimi i shpërblimeve.

 

Koha kur sporti dhe sportistët me rezultate nuk mbështeteshin i përket së shkuarës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë