E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Niko Komani: Alba po bën shumë zhurmë në “Ferma VIP”, ka zgjedhur të bëjë “viktimën”! Dorina Mema: Big Mama mendon se mund ta nxjerrë nga vetja

Elton Tozaj, Dorina Mema, Meridian Ramçaj dhe Niko Komani ishin të ftuar në studion e “Ferma Club” në vizion Plus nën moderimin e Ditea Berishs për të diskutuar rreth debateve, prapskenave dhe çdo gjë që po ndodh me fermerët më të famshëm në Shqipëri.

Alba dhe Big Mama ishin në qendër të diskutimeve të të fturave, të cilët ishin të ndarë për sa i përket dy fermereve. Niko Komani tha se Alba e ka surprizuar dhe është një ndër fermeret e tij të preferuara aty brenda.

Reklamë

Pjesë nga biseda në studio:

Reklamë

Niko Komani: Është një nga tre personazhet që pëlqej këtë sezon. Po bën shumë zhurmë, lojë, nuk e prisja. Mendoj që Limi dhe Alba janë më të fortët aty.

Elton Tozaj: Alba është një personazh që ka kontradikta të forta me veten. Këtë vit është një surprizë edhe për mua në “Ferma VIP’. Unë e kam paragjykuar për mesazhet që ka dhënë në studiot televizive.

Niko Komani: Me Albën nuk kam asnjë lidhje shoqërore. Vjet për Albën kam bërë meme. Këtë vit më ka habitur, por për aq sa mendoj e ka zemrën e mirë dhe është një lojtare e fortë sepse ka zgjedhur rolin e “viktimës”, vajza e mirë që po goditet nga të gjithë.

Meridian Ramçaj: Alba dhe Big Mama janë dy personazhe të forta. Alba është gati të bëjë çdo gjë për show.

Dorina Mema: Atëherë qenka në vendin e duhur.

Elton Tozaj: Kjo nuk e bën personazh negativ. Alba është për mua protagonistja, ndërsa Big Mama antagonistja.

Niko Komani: Ne jemi popull shqiptar dhe kemi këtë maninë që viktimën ta bëjmë hero.

Dorina Mema: Big Mama është vetja. Duke mos pasur një tip të intimiduar, arrin që këtë personazh Albe, mendon se mund ta nxjerrë nga vetja. Kjo lojë e viktimizimit të Albës a mos ndoshta do ta çojë atje ku viktimat nuk arrijnë dot të shkojnë? big Mama është e preferuara e publikut sepse ka zgjedhur të kapë personazhin që po bën zhurmën dhe po tërheqin vëmendjen.

Meridian Ramçaj: Big Mama e ka kuptuar se sa e pëlqyer është Alba në publik./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë