E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ngritja e BKH-së/ Ambasada e SHBA: Mbështesim ata që luftojnë krimin e korrupsionin

Ambasada e SHBA-VE ka uruar kandidatët që kanë përfunduan me sukses procesin e aplikimit për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Ambasada nënvizoi se do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar.”

Ndër të tjera, në mesazhin e ndarë nga selia diplomatike theksohet se SHBA është në pritje të një tjetër thirrje për hetues të BKH-së për të forcuar edhe më tej këtë institucion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë