E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente, 4 në pranga, përfitonin deri në 300 mijë euro

Zbulohet një laborator i dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambient ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

 

Reklamë

Policia e Lezhës vë në pranga katër persona, ndërsa shpallen në kërkim 2 të tjerë.

 

Reklamë

Janë arrestuar Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga, ndërsa në kërkim janë shpallur Artur Terziu dhe Ilir Mata.

 

Sekuestrohen dokumente dhe fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, laptopë dhe karta bankash të huaja.

 

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB që përmbanin të dhëna personale të disa shtetasve të huaj të mashtruar nga shtetasit e lartpërmendur, duke përfituar shumë të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë