E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ngrihet grupi negociator për bisedimet me BE, Cakaj: Të mbështetet nga të gjithë

Ilustrim · Vizion Plus

Ngrihet grupi negociator i Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Lajmin e dha ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në “Facebook”.

Cakaj tha se pjesë e grupit janë profesionistë seriozë dhe që kanë integritet për të udhëhequr këtë proces. Për këtë arsye, ai kërkoi mbështetje nga të gjithë.

“Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t’i bashkojë të gjithë pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë!”, theksoi Cakaj në përfundim të reagimit të tij.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh