E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ngrihet Gjykata Kushtetuese, Meta dekreton anëtarin e gjashtë

Pas thuajse 3 vjet bllokimi, nga sot vendi ka një Gjykatë Kushtetuese që mund të zhvillojë mbledhje e te marre vendime.

Keshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Presidentit të Republikës dy kandidatët për të qenë gjyqtare kushtetuese dhe brenda pak oresh Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtar të kësaj Gjykate.

“Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese,  ka vendosur që: Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.”

Vendimi i fundit që Gjykata Kushtetuese ka dhënë ka qenë në 7 maj te 2018, pasi për shkak të dorëheqjeve dhe shkarkimeve si pasojë e vettingut, në këtë gjykatë mbeti vetëm një anëtare, Vitore Tusha. Por tashmë ajo ka 6 gjyqtarët e nevojshëm për t’u mbledhur në seancë plenare e për të marrë vendime.

Reklamë

Vijon…

Më shumë video

Reklamë