E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ngrica paralizon Gjirokastrën, në Juglindje me zinxhirë me vete

Hapet pas shumë orësh bllokimi rruga kombëtare Tepelene – Gjirokastër. Të mërkurën për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, vendi i njohur si “uji i ftohtë”  u bllokua, edhe si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Ndërsa për të shkuar deri në kakavijë shofert duhet të bëjnë kujdes, por nuk është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve..

 

Një rast emergjence shëndetesore u shënua në fshatin Kolonje, ku një fëmijë shfaqi komplikacione. Per shkak te akullit, autoambulanca nuk shkoi dot.

Reklamë

 

Ky është momenti kur fëmija nxirret nga shtëpia dhe transportohet ne spitalin e Gjirokastres nga një makinë e ushtrisë.

 

 

 

Të bllokuara vijojnë të jenë rrugët e Lunxhërisë dhe Antigonesë, ndërsa  në qytet zona muzeale është e pakalueshme.

 

Banorët thonë se një kjo situatë është shumë e vështirë.

 

Vetë qytetarët kanë postuar video që tregojnë hedhjen e kripes me mjete rrethanore.

 

 

4 banorë nga Këlcyra dhe Përmeti u transportuan me urgjencë me autoambulancë dhe morën në kohë shërbimin jetik të dializës në Spitalin Rajonal.

 

Ndërkohë në juglindje qafë thana kalohet vetëm me zinxhirë e po ashtu edhe rruga kombëtare qe lidh Korcën me pikën kufitare të Kapshticës.

 

 

Pas reshjeve të fundit situata u rëndua më tej në zonat e thella malore të Maliqit. Fshatrat e Gorës dhe Moglicës janë të izoluara e pa drita.

 

Zyrtarë të Bashkisë së Korçës thonë se disa mhete po punojnë për të mbajtur të hapura rrugët drejt njësive administrative Lekas e Vithkuq.

 

Në Korçë trashësia e borës arriti në 40 cm, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve por edhe të qytetarëve, kryesisht në rrugicat e këtij qyteti.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë