Fill pasi u bë nënë, Zaimina Vasjari është treguar e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e vogëlushes së saj Khloe, e cila është vetëm 6-muajshe.

 

Në postime të shumta në Instagram, ajo i mbulon fytyrën së bijës dhe është munduar të mos ia shfaqë portretin, por kjo deri më tani.

 

Së fundmi, këngëtarja i ka surprizuar ndjekësit në Instagram duke publikuar një foto ku duket gjysma e fytyrës së Khloe-s dhe ka sqaruar kështu njëherë e mirë kujt i ngjan e vogla.

 

Me sytë e mëdhenj të kaltër, Khloe duket një kopje e vogël e të atit, biznesmenit Klodian Asllani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *