E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ngjarjet e fundit kriminale, paralajmëron Balla: Policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave

Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar se Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, 9 dhjetor, në fshatin Prush, ku persona të armatosur tentuan të grabisnin një banesë Balla thotë se efektivët e policisë kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar ngjarjen, edhe pse arrestimi i autorëve nuk u bë i mundur, pasi arritën të largoheshin.

Reklamë

Policia ka arritur që të arrestojë një prej të miturve, i cili në bashkëpunim me një 17-vjeçar, nën kërcënimin e pistoletës lodër, vodhi një shumë parash nga dy shtetas në Sheshin “Skënderbej”. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, 10 dhjetor.

Reagimi i Ballës:

Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit. Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush. Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë