E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ngjarja në Poloni/ Stoltenberg: Duhen vërtetuar faktet

Pas ngjarjes në Poloni, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë me presidentin polak Andrzej Duda, në lidhje me sulmin me raketa.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg, thotë se NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër dhe se është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen.

 

“Unë shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetës. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë