Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gjirokastër, ku një 29-vjeçar plagosi me gërshërë nënën e tij dhe punonjësin e policisë.

Shtetasi me iniciale K.A., banues në lagjen “11 Janari”, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, plagosi me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale shkuan në banesën e 29-vjeçarit, të cilit i bën thirrje që të dorëzohej. Agjenti i Policisë Kriminale E.L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive.

Për pasojë, autori ka plagosur në gjoks punonjësin e policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e punonjësve të tjerë të Policisë është bërë neutralizmi i 29-vjeçarit, i cili ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *